Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konkurrenca miraton me pikëpyetje blerjen e “ONE” – Vodafone: Ka rreziqe, transaksion i pashembullt !

15:06 / March 30, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vodafon dhe one 680x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës ka zbardhur vendimin për blerjen indirekte të operatorit të telefonisë lëvizëse “ONE” nga kompania hungareze “4iG”. Kjo e fundit ka arritur marrëveshjen për blerjen e 100% të aksioneve të “Albania Telecom Invest AD”, kompanisë që zotëron rreth 99% të aksioneve të “ONE”. Ndër të tjera, kompania “4iG” ka blerë edhe rreth 80% të kuotave të “Albtelecom”. Pas analizës së tregut dhe kushteve teknike të transaksionit, si dhe dëgjimin edhe të operatorit tjetër në treg, “Vodafone”, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur ta miratojë transaksionin, por me disa kushte, nga ku më i rëndësishmi i referohet detyrimit ndaj “4iG” për të ndarë llogaritë ekonomike mes telefonisë celulare dhe asaj fikse. Dy kushtet e tjera ndërkohë i referohen detyrimit të “4iG” për të mos shfrytëzuar pozitat për të penguar hyrjen e operatorëve të rinj në treg, si dhe të mos abuzojë me pozitën dominuese në treg, duke vendosur çmime të padrejta apo kushte të pabarabarta.

Paçka se ka arritur në këtë përfundim, Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se tregu i telefonisë në vendin tonë, me këtë përqëndrim të ri do të ketë pozita DUOPOLI. Ndër të tjera, shpreh rezerva sa i përket të ardhmes së dy kompanive të përfituara nga “4iG”, “ONE” dhe “Albtelecom”, duke u shprehur se pret që kompanitë të shkrihen në një. Për këtë arsye, autoriteti, nëpërmjet AKEP, shprehet se nuk gjendemi përpara faktit, duke qenë se asnjëra nga dy kompanitë nuk ka bërë ende një kërkesë të tillë.

Ndërkohë, për marrjen e vendimit është dëgjuar edhe operatori tjetër, “Vodafone”. Sipas këtij të fundit, ky transaksion, në rast se do të bëhet mbi disa kushte dhe detyrime, mund të mos sjellë probleme në treg, por ndërkohë nënvizon edhe rreziqet e mundshme. “Bashkimi mes `One` dhe `Albtelecom` e bën këtë transaksion të pashembullt me transaksionet e mëparshme dhe impaktin në tregjet me shumicë dhe pakicë (p.sh. blerja e Abcom e cila pavarësisht impaktit të ulët në tregje ishte subjekt i një monitorimi dy-vjeçar nga Autoriteti i Konkurrencës dhe i një sërë detyrimeve rregulluese/remedies nga ky i fundit)”-ka deklaruar “Vodafone” në komision. Ndër të tjera, “Vodafone” ka paralajmëruar konkurrencën se një transaksion i tillë nxit rrezikun e `krijimit të mundshëm të tregjeve monopolistike në tregun me shumicë dhe të PayTV, në rast të blerjeve të mundshme të operatorit tjetër në fushën e tregut duopol me shumicë të telekomunikacionit (si psh ATU-së) ose Digitalb`.  “Vodafone Albania gjykon se një treg i shëndetshëm dhe konkurrues mund të funksionojë plotësisht edhe me 2 operatorë nëse AKEP dhe AK do të trajtojnë me kujdesin e duhur problemet e konkurrencës nëpërmjet masave rregullatore të nevojshme”, gjykon kompania.

Ndërkohë, një prej pikave ku është mbështetur Autoriteti i Konkurrencës në vendimin për të aprovuar përfitimin e “ONE” nga “4iG”, i referohet vështirësive financiare të “Albtelecom”, duke cituar ligjin për mbrojtjen e konkurrencës, sipas të cilit, në raste të veçanta, komisioni mund të mos ndalojë përqindrimet, kur njëra nga ndërmarrjet pjesëmarrëse rrezikon seriozisht të falimentojë e nuk ka mundësi tjetër më pak antikonkurruese se realizimi i përqendrimit. “Mbështetur në pasqyrat financiare të vitit 2018-2020 të operatorëve Vodafone Albania, One Telecommunication dhe Albtelecom, ndërmarrja Albtelecom SHA është në vështirësi për të ndjekur zhvillimet teknologjike që kërkon tregu i komunikimeve elektronike. Për këto arsye, gjykohet se transaksioni mund të mos ketë efekte antikonkurruese të pakoordinuara në tregun e ofrimit me pakicë të shërbimeve celulare”-thotë Autoriteti i Konkurrencës në vendim, paçka se ky vendim nuk i referohet blerjes së “Albtelecom”, por asaj të “ONE Telecommunications”.

Pra, Autoriteti i Konkurrencës në vendimin për të aprovuar blerjen e “ONE”, thekson e zeza në të bardhë se tregu do të përqëndrohet më tej, duke marrë trajtat e një duopoli. Por çfarë do të thotë një treg duopol në telekomunikacion për konsumatorët shqiptar? Së pari, gjasat për fiksime abuzive dhe të koordinuara të çmimeve bëhen edhe më të larta. Së, dyti, gjasat për një përqëndrim të mëtejshëm të tregut rriten edhe më shumë, duke qenë se prania në treg e një operatori që kontrollon pjesën e “luanit” rrit mundësitë për përthithjen e kompanive të tjera nën të njëjtën “çati”. / scan

AK KOKA
AK ALBTELECOM

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.