Pas një jave të mbushur me sherre, në fund ka patur disa momente romantike në “Përputhen”. Saide dhe Serxho kanë realizuar një takim romantik që i kushtoi 1 milion lekë.
Luksi ‘i tepruar’ dhe sytë e Saides që rrezatonin nga ‘trajtimi si princeshë’ i Serxhos, nuk janë pritur mirë nga Aureli, i cili ka nisur ngacmimet.
Serxho: O Saide, o kukull… Po s’ke pse me iu përgjigj fare këtij mi.

Aureli: Ti po tenton të biesh në sy. Ti pëlqimet këshu me të ngacmuar i ke.
Saide: I kam unë pëlqimet me të ngacmuar? Ku e ke parë ti, unë i kam pëlqimet ashtu sikurse e ndjej.
Aureli: Po më ke thënë edhe mua që me ty më pëlqen të gricem sepse edhe lidhjet e mija kështu i vazhdojë me gricje.
Saide: Po s’ka lidhje.

