Konkursi i Mjekësisë është në ditët e fundit, ndërsa ende ka kandidatë që presin t’i nënshtrohen testit elektronik. Gjatë gjithë viteve të shkollës kanë mësuar për të arritur synimin ,ndaj në jo pak raste kanë refuzuar dhe sugjerimet e prindërve për të ndjekur programe të tjera larg Mjekësisë.
Testi elektronik i mjekësisë zgjat një orë. Në çdo raund hyjnë 60 kandidatë të cilët duhet t’i japin zgjidhje 50 pyetjeve nga programi i Biologjisë, Fizikës dhe Kimisë. Me të mbaruar konkursin kandidatët njihen menjëherë me rezultatin e provimit. Për disa të rinj, më shumë sesa pikët e arritura te testit, më e rëndësishme është zgjedhja e shkollës së dëshiruar qe në disa raste lë pas dëshirat dhe llogaritjet e prindërve.
Mbi 2 të rinj konkurrojnë për 430 kuota për degën e Mjekësisë së Përgjithshme. Konkursi mbyllet më 23 gusht dhe pas katër ditësh, më 27 gusht shpallen listat e të rinjve fitues.
