Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konkursi ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Veliaj: Rrit vlerën e pronës dhe prodhon ekonomi

12:30 / September 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 58
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i qeverisë, Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, morën pjesë sot në një Konkurs Ndërkombëtar, ku 10 studio prestigjioze paraqitën përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për krijimin e zyrave dhe shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.

“Tirana është sot hapësira ku jeton 40% e popullsisë së Shqipërisë, një hapësirë që prodhon 50% të ekonomisë së vendit. Kjo do të thotë se çdo investim në Tiranë, tamam si ata rrathët koncentrikë, ka fuqinë që të shumohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”, tha Veliaj.

Tirana moderne, sipas Veliajt, jo vetëm që ka rritur ekonominë e kryeqytetit, por e kanë bërë Tiranën një qytet europian, i cili të ofron çdo shërbim me kushte bashkohore.

“Sot kemi stadiumin kombëtar, Pazarin e Ri, territore që kanë qenë territore të shkreta, por që kanë prodhuar ekonomi, përtej vetëm funksionit bazë të atij projekti. Ndërkohë, një fushatë e mbjelljes së pemëve dhe kujdesit ndaj mjedisit, që ka filluar që në vitet 2000 dhe ajo skuadër që drejtonte Bashkinë e Tiranës u shpërblye para pak javësh, kur Agjencia Evropiane e Mjedisit e cilësoi Tiranën një nga 10 kryeqytetet më të gjelbra. Kjo do të thotë se çdo investim tjetër duam ta shohim në këtë prizëm, se si është i gatshëm për të përballuar ndryshimet klimaterike të së ardhmes, se si e ul kontributin jo vetëm në energji, por edhe gjurmën e karbonit në qytetin tonë”, u shpreh Veliaj.

Çdo investim, automatikisht rrit dhe vlerën e pronës, duke e bërë kështu Tiranën, qytetin që e duan të gjithë.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

“Kur njerëzit ushtrojnë të drejtat e tyre, kanë ngazëllim”/ Protestat për Zvërnecin, ministri Gogu: Në një shtet ku funksionon ligji…

22:22 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Studim/Bie preferenca për djemtë në lindje!

21:44 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.