Kryeministri Edi Rama, teksa i ka bërë thirrje qytetarëve të jenë më të ndërgjegjësuar përsa i përket rrezikut real nga koronavirusi, nuk ka kursyer as talljet me konspiracionistët të cilët mohojnë ekzistencën e virusit.
“A është një lojë e Bill Gates për t’i vënë çipa çunave të Laçit dhe djemve të Vlorës?”, ironizoi Rama gjatë fjalës në eventin e dhurimit të 60 respiratorëve nga NATO për vendin tonë.
“Për më tepër është e pabesueshme se si mundet që, nëse kjo pandemi do ishte vetëm një Shqipëri, nuk do të na kishte besuar askush me natyrën kreative që kemi ne si individë dhe pas çdo gjëje kërkojmë një komplot, një arsye që nuk thuhet, apo një qëllim që nuk tregohet.
