Ekzistojnë disa pije të cilat janë të këshillueshme edhe nga mjekët që të konsumohen në mëngjes, pasi ato janë të afta të përshpejtojnë metabolizmin.
Nëse jeni në kërkim të një jetese të shëndetshme, me siguri do doni të dini më shumë rreth ushqimeve apo edhe pijeve të cilat vënë në lëvizje metabolizmin.
Në vijim po ju sjellim disa pije të shëndetshme të cilat mund t’i bëni pjesë të dietës tuaj ndërsa përpiqeni të humbni peshë:
Pija me kanellë dhe mjaltë.
Dihet që mjalti është i njohur për humbjen e peshës. Nëse konsumoni mjaltë me stomakun bish, atëherë do të përshpejtoni funksionimin e metabolizmit. Shoqërojeni me kanellë. Kanella njihet për djegien e yndyrave të tepërta. Përziejini bashkë dhe pijeni në mëngjes esëll.
Shafran Indie dhe çaj jeshil
Duke pirë këtë çaj do të merrni antioksidantë të mjaftueshëm për gjithë ditën. Do të humbni peshë, njëkohësisht do të largoni edhe yndyrnat e tepërta. Pasi të zieni çajin për 5 minuta ftoheni dhe më pas i shtoni shafranin e Indisë. SIpas dëshirës, mund t’i shtoni edhe kanellë.
Ujë me mente, kastravec, lëng limoni dhe pluhur xhinxheri
Përzierja e këtyre përbërësve do të bëjë mrekulli për trupin tuaj. E gjitha kjo, nëse e konsumoni në mëngjes dhe esëll.
Pije me aloe vera
Aloe vera mund të ndihmojë në problemet me stomakun. Gjithashtu, ndihmon edhe në hidratimin e trupit. Mund të ndihmoje edhe në reduktimin e problemeve të lëkurës si dermatiti dhe psoriasis.
Uji i kokosit.
Uji i kokosit është ka përfitime të shumta shëndetësore pasi është i mbushur me antioksidantë, vitamina dhe minerale të shumta. Përveçe ndihmon në parandalimin e gurëve në veshka, kontribuon edhe në uljen e niveleve të kolesterolit.