Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër dhe ka shpallur në kërkim një të tretë pasi në lokalin në pronësi të tyre është gjetur një sasi kokaine dhe pajisje që përdoreshin për ushtrimin e lojrave të fatit.
NJOFTIMI I PLOTE
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
•E. H., 20 vjeç, H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe punohet për kapjen e shtetasit B. H., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin në pronësi të shtetasit B. H., 30 vjeç dhe 2 vëllezërve të tij shtetasit H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe me punonjës (kamarier) shtetasin E. H., sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, paisje që përdoreshin për ushtrimin e lojrave të paligjshme të fatit dhe një shumë parash;
•A. H., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasve:
•S. J., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Kontrabandë mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”;
• D. R., 48 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit K. K., 32 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhi targat e mjetit në përdorim nga shtetasi A. R.
Specialistët e Qarkullimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
F. S., 39 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
