Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Kontroll para kandidimit”. Minxhozi-Sulajt: Po dinozaurët që kanë 30 vite le të vazhdojnë. Dyshoj se pastrohet politika me një lëvizje kushtetuese

22:50 / October 21, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
real story 768x4211 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Amendamentet e PD për ndryshime kushtetuese janë bërë temë diskutimi në emisionin e sotëm “Real Story” të gazetarit Sokol Balla.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Blendi Sulaj, është shprehur se propozimi për vettingun e politikanëve pengon njerëz të inkriminuar të kandidojnë në zgjedhje.

Pra, sipas tij, me këtë ligj, nuk do të ketë mundësi të futen në politikë njerëz me të shkuar jo të pastër. Por, kjo gjë është kontestuar nga analisti Skënder Minxhozi, i cili mes të tjerash, ka thënë se me këtë propozim të PD nuk pastrohet politika, pasi sipas tij, “dinozaurët” që kanë 30 vite në politikë, do të vazhdojnë akoma.

Pjesë nga diskutimet:
Sulaj: Gjithë kohën e çojmë debatin se çfarë bëhet brenda PD, dhe nuk shohim çfarë bën kjo qeveri.
Murati: Nëse ju e besoni SPAK, mund t’i bëni presion për të çuar njerëz në burg.
Sulaj: Nëse ne bëjmë vetting për ata që janë më vurnerabël, siç janë policët, dhe nuk bëjmë vetting për njerëzit më të fuqishëm, që janë politikanët, ç’vlerë ka?

Murati: Ju keni akuzuar Gjiknurin si të dosjes “184” dhe tani shkoni e uleni në tavolinë me të.
Sulaj: Njerëzit që duhet të jenë në politikë, duhet të garantojnë besimin e publikut. Nuk mund të ecim me disa njerëz, që ka 30 vite që i njohim dhe të vetmin hall kanë karrigen. Basha ka bërë një akt për t’u përshëndetur dhe tha le të nisë vettingu nga ai. Basha nuk ka asnjë mbrojtje po të shkojë, ka zero mbrojtje.

Minxhozi: Të qenit kryetar partie nuk ju duket mbrojtje.
Sulaj: Zero mbrojtje para ligjit.
Minxhozi: Cili është objekti kryesor, që çoi në krijimin e SPAK e BKH?
Sulaj: Që politikanë, të cilët ..
Minxhozhi: Ta them, se ti je politikan e do futesh në labirinthe. Hetimi i zyrtarëve të lartë.
Sulaj: Po flas për hetimin e korrupsionit. Ne tani themi që mos të kandidojnë ata që nuk e kanë marrë akoma detyrën.
Minxhozi: Ama dinozaurët që kanë 30 vite, le të vazhdojnë.
Sulaj: Po flasim për momentin kur këta njerëz duan të kandidojnë në zgjedhje. Ky ligj nuk të lejon të bëhesh pjesë. Kaq.
Minxhozi: Blendi na fton të heqim nga diskutimi rrafshin politik. Për mendimin tim kjo pastërtia e figurës politikanëve ka qenë kaq e vjetër, sa ka 30 vite që s’e kemi zgjidhur. Po mundohen të hedhin hi mbi një ngjarje shumë të madhe, që është situata në PD. Basha doli me disa propozime, për çështje të nxehta, të mëdha, që godasin edhe situatën në PD, dhe që hidhen në vëmendje të opinionit publik. Unë dyshoj që me një lëvizje kushtetuese të mund të pastrojmë situatën, sepse është kaq pis, sa nuk do mjaftonte kurrë një ligj apo një paketë ligjore për ta pastruar. Nuk mungojnë letrat, por mungon vullneti gjithmonë.

dinozauret pastrohet Skënder Minxhozi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.