Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kontrolle në akset rrugore në Elbasan, arrestohen 5 shoferë dhe pezullohen 46 leje

11:46 / February 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elbasan 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontrolle intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Nisur nga shqetësimet dhe parregullsitë e konstatuara në raport me mënyrën e qakullimit dhe lëvizjeve të mjeteve, kryesisht në akset kryesore dhe dytësore, më së shumti nga mjetet e transportit publik, specialistët qarkullimit rrugor në DVP Elbasan kanë shtuar kontrollet.

Në të gjitha rrugët e qytetit dhe rrugët interurbane që lidhen me Elbasanin, janë shtuar monitorimet, duke përdorur kryesisht dron, kamera dhe aparate fotografike, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që abuzojnë, duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, që kryejnë parakalime të gabuara, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, që përdorin celularin, për drejtuesit e mjeteve që nuk vendosin rripin e sigurimit gjatë drejtimit të automjetit dhe për drejtuesit e motomjeteve që nuk përdorin kaskën mbrojtëse.

-Në funksion të kontrolleve parandaluese, gjatë 1 jave, nga Policia Rrugore e Elbasanit janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

-Janë hequr dhe sekuestruar nga Policia Rrugore e Elbasanit, 10 targa, të cilave u kishte skaduar afati apo që nuk i takonin mjeteve/motomjeteve në të cilat ishin vendosur.

-Gjithashtu, janë pezulluar 46 leje drejtimi, nga të cilat: 15 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 27 për tejkalim të shpejtësisë dhe 4 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, që parashikohen me sanksion plotësues për pezullimin e lejes së drejtimit.

-Janë vendosur 1507 masa administrative, me një mesatare prej 215 masa në ditë, kryesisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit, përdorim celulari, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për parakalime të gabuara, për shpejtësi mbi normën e lejuar, për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike dhe për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

Policia Rrugore e Elbasanit falenderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blendi Gonxhe: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj policisë do merret për veshësh a leckash dhe do procedohet

13:34 / July 30, 2026

Fundjavë përvëluese në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron temperatura deri në 39.5°C dhe rrezik të lartë zjarresh

21:17 / July 29, 2026

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026

Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13 227 viktimave të luftës në Kosovë

21:00 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.