Pas disa kontrolleve të befasishme të policisë në disa lagje të Tiranës, një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe mbajtje të armëve pa leje.
Në pranga ka rënë shtetasi E. T., 30 vjeç, banues në Tiranë. Personi në fjalë qarkullonte me armë me vete dhe merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike.
Në mjetin e 30-vjeçarit dhe gjatë kontrollit për sende të kundraligjshme, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale në çantën e tij të dorës 2 armë zjarri pistoletë të cilat janë dërguar për ekspertim për gjendjen e tyre teknike, një sasi municioni luftarak, një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, dhe një armë të ftohtë (dorezë).
Njoftimi policisë:
Kontrolle të shtuara në të gjitha lagjet e Kryeqyetit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve.
Si rezultat i kontrolleve u godit një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes të lëndeve narkotike në doza të vogla.
Sekuestrohen dy armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një armë e ftohtë, dhe një automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë me vete dhe që merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, gjatë patrullimit në lagjen “Ali Demi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë konstatuar një mjet me drejtues shtetasin E.T., dhe gjatë kontrollit për sende të kundraligjshme, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale në çantën e tij të dorës 2 armë zjarri pistoletë të cilat janë dërguar për ekspertim për gjendjen e tyre teknike, një sasi municioni luftarak, një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, dhe një armë të ftohtë (dorezë).
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Armëmbajtja pa leje