Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kontrollet e policisë me dron e mjete civile, arrestohen 13 drejtues mjetesh në 48 orë

16:11 / August 13, 20211 Min Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
policia rrugore 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në 48 orët e fundit policia ka vënë në pranga 13 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Njoftohet se në autostradën Levan-Vlorë,  gjatë monitorimit me radar, është konstatuar mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga 24-vjeçari A. M., rezident në Itali, me shpejtësi 184 km/h.

I riu u gjobit me 40.000 lekë të rinj. Shpejtësi të mëdha janë konstatuar nga radari edhe në akset rrugore Shkodër-Koplik, Milot-Morinë, Lezhë-Fushë Krujë, Tiranë-Elbasan, Durrës-Kavajë-Lushnjë, Elbasan-Korçë dhe Gjirokastër-Sarandë.

Si rezultat, bëhet e ditur se janë pezulluar 73 leje drejtimi, nga të cilat 44 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Po gjatë 48 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 3456 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Po ashtu, Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga një video e publikuar në rrjet ka identifikuar dhe shoqëruar një të mitur. Nga hetimi rezultoi se 17 vjeçari, ka drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt dhe të rrezikshme për përdoruesit e tjerë të rrugës, duke qenë i papajisur me leje drejtimi.

Ndaj 17-vjeçarit filloi procedimi penal për drejtim mjeti pa leje drejtimi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i mirënjohur Piro Milkani!

22:01 / May 24, 2025

Kryenin marrdhënie s*ksuale dhe i postonin në rrjetet sociale, procedohen dy të moshuar dhe 16-vjeçarja në Korçë

20:40 / May 24, 2025

Rama publikon foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

20:00 / May 24, 2025

U kapën me 23 kg kokainë, arrestohet çifti shqiptar në Itali

19:40 / May 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.