Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kontrollet në banesën e Beqajt, avokati: I janë sekuestruar telefona, kompjuterë e dokumente

16:06 / December 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1703861360 yzeiraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Yzeiraj, avokati i Ilir Beqajt ka folur për mediat lidhur me kontrollet që i janë ushtruar ish-ministrit të Shëndetësisë në banesë. Ai thotë se në banesë i janë sekuestruar kompjuterë, dokumente e celularë, po ashtu materiale të tilla janë sekuestruar edhe në ambientet e tjera të kontrolluara si në farmacitë Delta Pharma apo Natë e Ditë, si edhe në banesa të tjera të kontrolluara në të gjithë anëtarët e SASPAC, një hetim tjetër që tashmë SPAK ka në dorë.

“Vendimi i gjykatës i kishte të listuar emrat e personave, tek të gjithë është bërë kontrolli. Jo të gjithë janë njoftuar për të pasur të drejtën e një avokati të pranishëm. Nuk mund të them detaje për çështjen. Janë disa çështje që prekin Ilir Beqaj. Nuk komentoj dyshimet që mund të ketë organi i akuzës për s ai përket kontrollit të banesës. Dëshira e Beqaj që të jetë i hapur për hetimet”, tha avokati.

I pyetur se çfarë lidhje ka Beqaj me pronarët e Delta Pharma dhe rrjetin e farmacive Ditë e Natë, avokati nuk komentoi, ndërsa tha se i takon organit të akuzës. “Se çfarë lidhje ka dhe nëse këto lidhje përmbajnë apo jo elementë të veprës kriminale i takon organit të akuzës. Di që ka pasur kompjuterë, celularë dhe dokumente”, tha avokati.

Avokati tha se kontrollet janë pjesë e një hetimi ndaj një personi tjetër, ndërsa thotë se Beqajt nuk i është komunikuar statusi i personit në hetim. Ai tha se organi i akuzës ka në dorë përgjime ambientale dhe telefonike, por pa dhënë shumë detaje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rudina Hajdari: Për të mirën tonë, duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”

10:50 / October 24, 2026

I kthehet faqja në Facebook, Elisa Spiropali: S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë!

22:21 / October 23, 2026

Deputeti i PS-së Bido për seancën e sotme parlamentare: Teatër i shëmtuar nga Partia Demokratike

22:20 / October 22, 2026

Klosi, shkurt e qartë studentëve: Rama dorëheqje? Nuk është kërkesë që negociohet!

22:05 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.