Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kontrollet në vijën bregdetare Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë! Bllokohen dy “Jet Ski” dhe një gomone

12:25 / June 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 41
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Intensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik. 3 mjete të tjera lundruese (2 “Jet Ski” dhe 1 gomone) u bllokuan gjatë fundjavës. Secili nga drejtuesit e tyre u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj, për mospajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare Dhërmi, në zbatim të porosive të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë takimit me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të kufirit, për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së posedimit dhe të drejtimit të tyre, si dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe vizitorëve, në plazhe, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë vijen bregdetare të qarkut.

Si rezultat, Policia Kufitare e Vlorës dhe Policia Kufitare në SPK Dhërmi kanë bllokuar 3 mjete të tjera lundruese, prej tyre 2 mjete lundruese argëtimi “Jet Ski” dhe 1 mjet lundrues gomone, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj secili, drejtuesit e tyre, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishin në bord, dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

3 mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve, me dokumentacionin përkatës. Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital, ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.

Dhërmi dhe Sarandë Vlorë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.