Policia e Shtetit po vijon me kontrollet në zona të thella malore, kjo për të goditur kultivimin e kanabisit. Kështu, gjatë kontrollit të territorit me dron, në zonat malore të Krujës e konkretisht në fshatin Cudhi, janë zbuluar 875 bimë narkotike kanabis sativa. Këto bimë u asgjësuan me djegie. Ky aksion ishte në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”. Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Postime te ngjashme
Add A Comment
