Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Korçë, koncert në përkujtim të kompozitores së njohur Dhora Leka

16:23 / February 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
korce 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një koncert i veçantë në përkujtim të 101-vjetorit të lindjes së kompozitores Dhora Leka është mbajtur në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Aktiviteti kulturor përkon dhe me 80 vjetorin e çlirimit të qytetit.

Pjesë nga krijimtaria e kompozitores së madhe korçare Dhora Leka u luajtën nga solistët e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, Juljana Agolli, Erio Daja, Igli Zeqiri, Arbi Pelushaj, Klejdi Qose, Raina Dimo, Gesarda Sulollari nën dirigjimin e Laert Qazimit dhe Harlen Nikollit.

Dirigjenti Laert Qazimi tha se publiku i Korçës na pret me ovacione të shumta dhe me një interes tejet të madh kundrejt artit dhe muzikës. Ai shton se është një kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe për të sjellë veprat e Dhora Lekës në kualitetin e duhur.

Gjithashtu Solisti Julian Agolli tha se për Orkestrën Simfonike të FA-së nuk është hera e parë që ngjiten në skenën e Korçës, por gjithmonë kjo skenë suprizon. Ndërsa për veprat e Dhora Lekës, ai tha se janë të vështira për t’u sjellë por kjo orkestër ja ka dalë të sjellë veprat në mënyrën e duhur.

Përpos koncertit artdashësit patën mundësi të shohin dhe ekspozitën kushtuar jetes se vepres së kompozitores korcare. Ajo lindi në Korce në 1923 dhe vdiq në 2006. Disa nga veprat më të njohura të Dhora Lekës ishin “Rini, Rini”, “Kushtrimi” “Marshi i Brigades se Pare Sulmuese”. Kompozitorja ka pasur një jete të vështirë, e dënuar dhe internuar në komunizëm si “agjente e Rusisë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.