Policia e Korçës ka sekuestruar një sasi prej 10 kilogramë kanabin në një automjet në një nga fshatrat e Korçës.
Sakaq u arrestuan 2 persona, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri pasi në mjet ju gjetën 10 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Burime bëjnë me dije se operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm ( 25 prill) në një nga fshatrat e Korçës.
Të dy të arrestuarit janë shoqëruar në drejtorinë vendore ndërsa hetimet vijojnë pasi dyshohet se mund të ketë edhe të tjerë persona të përfshirë.