Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Korçë/ Prangosen 4 shtetas për drogë, sekuestrohet 72 kg kanabis

08:58 / April 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DVP KORCE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte, Policia e Korçës ka vënë në pranga katër persona në sajë të operacionit të koduar “Restart”.

Sipas burimeve të policisë, ky operacion ka nisur prej disa ditësh dhe në kuadër të tij janë arrestuar 16 persona.

Uniformat blu bëjnë me dije se të arrestuarit janë Klaudio Sino; Bardhi Sino (vëllezër); Blerim Karameta dhe Igli Cangëtari. Ndërkohë, efektivët e policisë kanë sekuestruar 72 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet faza e gjashtë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar pesë muaj më parë.

Operacioni pas hetimeve intensive, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Vihen në pranga edhe 4 shtetas dhe sekuestrohen 72 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Shkon në 16 numri i të ndaluarve dhe në 445, 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Korçë dhe Devoll, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur pesë muaj më parë, kanë finalizuar me sukses fazën e gjashtë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. S., 35 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll.

– B. S., 38 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll.

– B. K., 26 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll.

– I. C., 30 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll.

Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të  grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, do të transportonin një sasi droge, organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Mercedes-Benz”, në afërsi të hyrjes së fshatit Miras, Devoll, me drejtues shtetasin K. S. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 65 pako, me peshë totale 69 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 35-vjeçarit, iu gjetën e sekuestruan edhe 3 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi municioni luftarak.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal, janë edhe shtetasit B. S; B. K. dhe I. C.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.