Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Koronavirus/ Manastirliu: S’kemi asnjë rast të konfirmuar, gati planet e emergjencës

13:32 / February 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvend ka ritheksuar edhe njëherë faktin se në Shqipëri deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus dhe rreziku për vendin tonë mbetet i ulët.

“Deri me sot, në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur nga ky virus. Rreziku për çdo individ varet nga ekspozimi dhe për popullatën tone rreziku aktual për shëndetin nga koronavirusi i ri mbetet i ulët. Megjithatë kemi shtuar masat në strukturat tona shëndetësore dhe në të gjitha pikat kufitare me Njësitë Shëndetësore për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit të ri”, tha Manastirliu. Teksa u ndal tek rasti i studentes shqiptare nga Ëohan-i, e cila u transportua në Turqi dhe po qëndron në karantinë, Manastirliu tha se po ndiqen të gjitha procedurat standarde.

“Për qytetarët shqiptarë në Kinë, ka patur një komunikim të vazhdueshëm për transportin e tyre dhe janë marrë masat duke u ndjekur nga strukturat tona. Studentja shqiptare nga Ëohan-i e cila është transportuar dhe aktualisht është në Ankara, është ndjekur ngushtë nga dy ministritë e linjës, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të gjithë procedurat standard që ndiqen në këto raste”, -u shpreh ministrja.

Manastirliu deklaroi se Task- Forca e strukturave shëndetësore dhe ekspertëve po ndjek hap pas hapi situatën dhe koordinimit e masave mes strukturave të MSHMS. “Task Forca e përbëre nga 24 ekspertë të institucioneve shëndetësore mblidhet çdo ditë për rivlerësimin e masave të marra dhe pas deklarimit të situatës shëndetësore emergjencë ndërkombëtare nga OBSH, kam ngritur Komitetin teknik për parapërgatitjen në marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit” u shpreh Manastirliu.

Ministrja Manastirliu theksoi se pas shpalljes së situatës emergjencë globale edhe në vendin tonë janë shtuar masat për kontrollin, gjurmimin e rastit dhe izolimin e tij, bazuar në rekomandimet e Organizates Botërore të Shëndetësisë dhe Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit. Manastirliu deklaroi gjatë fjalës së saj në Kuvend se janë marrë masat edhe me logjistikën e nevojshme, me mjetet mbrojtëse dhe me dhomat e izolimit apo karantinës për çdo rast që do të konsiderohet e nevojshme. Duke ju referuar infodemisë, apo përhapjes së lajmeve të rreme, Manastirliu deklaroi: “Është një shqetësim global edhe infodemia ndaj do t’ju lutesha t’i referoheni website-ve zyrtare të MSHMS dhe ISHP, cilat kanë informacion të përditësuar për situatën që lidhet me koronavirusin e ri”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.