Pasojat e koronavirusit janë të rënda jo vetëm në njerëz por dhe në ekonominë botërore, me sektorin e teknologjisë që rrezikon të jetë ndër më të prekurit.
Kompani të ndryshme kineze në fakt janë detyruar të ndërpresin aktivitetin e tyre duke lënë në shtëpi mijëra punonjës dhe duke ngadalësuar furnzimin e kompanive gjigante të teknologjisë, me Apple në krye.
Ndërkohë që një seri psikozash për ngjitjen e virusit po vë në rrezik edhe Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë, panairi më i madh i telefonëve që parashikohet në fund të shkurtit.
Foxconn është një ndër kompanitë kineze më të prekura, prej të cilit varet prodhimi i iPhone por dhe pajiseve të kompanive të tjera si Motorola, Nintendo, Microsoft, Sony, Xiaomi etj.
Ndërkohë, Samsung ka marrë masa sigurie për prezantimin e saj më 11 shkurt në San Francisco për smartphone-ët e tij të rinj. Në një email dërguar pjesëmarrësve, kompania koreanojugore thotë se parashikon të bëjë dezinfektime për duart dhe kontroll të temperaturës së trupit.