“Shëtitjet nuk janë domosdoshmëri jetike në këtë kohë lufte”, me këtë shprehje të një prej postimeve të kryeminsitrit Edi Rama e ka nisur BBC raportimin për atë se çfarë po ndodh në vendet e Ballkanit Perëndimor lidhur me situatën e koronavirusit.
Përsa i përket Shqipërisë BBC thotë se Shqipëria ka vendosur masa mjaft kufizuese të lëvizjes gjatë fundjavës, dhe kufizim të këmbësorëve sot pas orës 18.00 pasdite. Madje dhe qëndrimi në park nuk lejohet më sipas kryeministrit Edi Rama. “shëtitjet nuk janë domosdoshmëri jetike në këtë kohë lufte”, ka thënë ai në faqen e tij në Facebook.
Ndërkohë vende të tjera në Ballkanin Perëndimor dhe ish Jugosllavi kanë mbyllur shkollat, dyqanet e kufijtë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Kroacia ka vendosur vetëizolimin 14 ditor të të gjithë atyre që vijë nga jashtë, Serbia thjesht ka mbyllur kufijtë e saj me të gjithë. Meqënëse Serbia nuk është vend anëtar i BE-së, shkruan BBC, po kërkon ndihmë diku tjetër duke cituar presidentit serb Vuçiç të thotë se po furnizohen me maska, ventilator dhe doktorë nga Kina.
