Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Koronavirusi/ Britania e Madhe përballet me një valë të re infeksionesh, dje u shënua numri më i lartë ditor në dy muajt e fundit

16:05 / May 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Britania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britania ka konfirmuar se vendi po përjeton një rritje të re infeksionesh me koronavirus. Vetëm të premten u identifikuan rreth 4200 raste të reja, numri më i lartë ditor në dy muaj.

75% e rasteve të reja në Britani besohet të jenë shkaktuar nga varianti i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi që është më ngjitës.

Ndërkaq, autoritetet britanike kanë miratuar vaksinën Johnson & Johnson që kërkon vetëm një injeksion. Kjo bëhet vaksina e katërt e miratuar për përdorim në këtë vend, pas Pfizer, AstraZenecas dhe Modernas.

Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për përdorim nga mosha 12 vjeç e sipër, duke shtuar numrin e personave që kualifikohen për vaksinim, pas miratimit të vaksinës për adoleshentët në Shtetet e Bashkuara dhe Kanda.

Pas vendimit të Komisionit Evropian, tani vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin në mënyrë individuale nëse do të fillojnë përdorimin e vaksinës tek adoleshentët e tyre.

Në Shtetet e Bashkuara, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, tha se fëmijët e pavaksinuar që ndjekin kampet verore nuk kanë nevojë të vënë maskë në mjedise të hapura, nëse nuk gjenden në turma në distancë të vogël me të tjerët. Udhëzimet e reja njoftohen në një kohë kur në të gjithë vendin bëhen përgatitje për hapjen e programeve verore për fëmijët, pas mbylljes vitin e kaluar të shumë objekteve gjatë pandemisë./ VOA

BRITANIA E MADHE koronavirusi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.