Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Koronavirusi dhe pasqyrimi në media, AMA: Shmangni panikun! Informacione dhe të dhëna të verifikuara

11:04 / March 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar të gjitha mediat që të japin informacione dhe të dhëna të verifikuara, ndërkohë që për udhëzimet higjienike gjithashtu të bazohen në ekspertët e fushës. Sipas AMA këto janë elementë që shmangin panikun e pabazuar.

NJOFTIMI I PLOTE

Njoftim për mediat audio dhe audiovizive

Në përmbajtjet e transmetuara nga mediat audio dhe audiovizive, së fundmi, pjesa më e madhe e informimit dhe diskutimit lidhet dhe me përhapjen e Koronavirusit, masat parandaluese për publikun, kushtet dhe trajtimi për të prekurit nga ky virus, të dhëna nga institucionet e specializuara dhe ekspertët, shifra mbi viktimat në rang global etj.

Duke e konsideruar median audio dhe audiovizive me një rol e ndikim të jashtëzakonshëm në informimin dhe edukimin e popullatës në kushtet e kërcënimit nga përhapja e epidemive në shkallë të gjerë, AMA ka besim se redaksitë e tyre do të vijojnë të jenë në nivelin e kërkuar profesional dhe etik për mbulimin e kësaj situate të pazakontë.

Informacionet dhe të dhënat do të jenë të verifikuara, ndërkohë që trajtimet dhe udhëzimet me natyrë higjenike dhe shëndetësore do të bazohen tek ekspertët e fushës – elementë këto që evitojnë dhe refuzojnë lajmet e rreme dhe të pabazuara që shkaktojnë dhe stimulojnë panik dhe trazim të panevojshëm tek ndjekësit e transmetimeve audio dhe audiovizive.

Subjektet audio dhe audiovizive duhet të mbajnë parasysh dhe zbatimin e kërkesave të rregullores për transmetimin pa shpërblim të informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve me interes të lartë për publikun e gjerë, miratuar me vendim të AMA nr. 76 datë 04.04.2016.

Në nenin 6, pika 4, përcaktohet se këto subjekte janë të detyruara të transmetojnë pa shpërblim edhe “informacione, mesazhe, thirrje të Ministrisë së Shëndetësisë, që lidhen me mbrojtjen e shëndetit të popullsisë në një situatë të jashtëzakonshme, për rastet e epidemive e sëmundjeve ngjitëse, që përhapen shpejt dhe përbëjnë rrezik për komunitetin, si dhe mesazhet që lidhen me dhurimin vullnetar e falas të gjakut. …”

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë më 09.03.2020

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.