Për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të mjekut Arjan Pushi kanë reaguar kolegët në spitalin Infektiv, mes tyre dhe Arben Ivanaj, i cili se kjo është një humbje e madhe, duke shtuar se Covid nuk fal asnjeri.
“Ky virus nuk fal asnjeri. I bëjmë thirrje popullatës që duhet të respektohet distancimi fizik, maska dhe rregullat e thjeshta. Virusi është midis nesh. Për Fakultiten e Mjekësisë do doja të sillja një numër jo të vogël të personelit që janë duke luftuar me këtë virus, dhe iu urojmë rikthim në mesin tonë. Humbja e Arjanit është një humbje e madhe për ne, një mik i joni që largohet, një koleg i joni që largohet. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen. Nuk e dimë si mund të gjendemi afër tyre në këtë ditë të zezë. Kristina ishte gjithçka për Arjanin. E fillonte ditën gjithmonë me Kristinën. Ajo bëri kështu, ajo mori 10…”, tha ai.
Një tjetër mjeke ndërsa e cilësoi humbjen e Pushit shokuese, tregoi se vajza e tij ka qenë pika e dobët për të.
“Humbja e tij shokuese. Ai la pas Kristinën vajzën e tij të vetme, bashkëshorten dhe 2 prindërit. Vajza ka qenë pika e tij e dobët gjithë jetën”, tha e përlotur mjekja e cila shtoi se e ka pasur Pushin udhëheqës në temën e diplomës.
“Profesor Arjani nuk është viktimë e pakujdesisë. Ai ka përdorur maskë që atëherë kur ne se kemi përdorur. I bëj thirrje të gjithë opinionit të bëjnë kujdes sepse Covid është i pabesë. Mbani distancim dhe përdorni maska. Ne jemi mësuar që kur jemi futur në fakultetin e Mjekësisë, që ta marrim rrezikun përsipër. Por frikë kam, normalisht që kam frikë”, shtoi një tjetër.
