Shqipëria vijon t’i rezistojë koronavirusit ndërkohë që sot Serbia konfirmoi rastin e saj të parë.
Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini bëri të ditur se janë testuar 53 raste dhe të gjitha kanë dalë negative.
Ajo përsëriti thirrjen se kush ka ardhur nga vendet e prekura të vetëizolohet për 14 ditë.
Vetëm në 24 orët e fundit bëri të ditur Tomini në laborator janë paraqitur tre raste të dyshuara. Ajo informoi se nuk ka mungesë maskash.