Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Koronavirusi në Gjermani: Shumë të infektuar në thertoret e mishit!

21:12 / May 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mishi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri i madh i të infektuarve nga koronavirusi mes punonjësve të thertoreve të mishit në Gjermani tregon se aty ekziston një problem, thotë DW.

Politika kërkon që të bëjë ndryshime për këtë çështje, por nuk e di ende se ku ta nisë. Grupi qeveritar që merret me çështjet e pandemisë në vend, i ka shtyrë për të mërkurën bisedimet për industrinë e mishit. Në rrethet qeveritare në Berlin, u tha se ekziston nevoja për “këshillime paraprake”.

Megjithatë është e qartë se presioni mbi politikën u rrit në fundjavë, sepse në një thertore mishi në Gjermaninë veriore, pati një shpërthim tjetër të virusit. 92 punonjës të një thertoreje në Dissen të Saksonisë së Poshtme, dolën pas testimit se ishin të infektuar. Mësohet se shumë prej tyre janë marrë në punë nga firma ndërmjetësimi dhe jetonin në qendra grumbullimi. Prodhimi në thertore u ndal dhe të prekurit nga koronavirusi si dhe personat që kanë qenë në kontakt me ta, u vendosën menjëherë në karantinë.

Edhe më parë ka pasur qendra grumbullimi mes thertoreve në shumë lande gjermane, për të cilat ka dalë më vonë se kanë qenë qendra infeksioni. Gjatë fundjavës në Gjermani u zhvilluan diskutime mbi reformimin e sektorit të prodhimit të mishit dhe vendosjen e një çmimi minimal, në mënyrë që të sigurohen kushte më të mira për mbarështimin e kafshëve dhe „pagesa korrekte për punonjësit“.

gjermani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.