Punonjësit e Amazon do të mund të marrin pushime pa limit këtë muaj, por nuk do të paguhen, vetëm në rast se rezultojnë pozitiv me koronavirusin e ri.
Punonjësit që janë diagnostikuar me Covid 10 do të kenë të drejtë të paguhen për dy javë. Në një postim, Amazon thotë se shëndeti dhe siguria e punonjësve të saj dhe kontraktorëve “është kryeprioritet” i saj.
Shumë punonjës të Amazon në SHBA kanë të drejtë të marrin 10 ditë pushim në vit në total, ku përfshihen ato për sëmundje, pushime apo emergjenca.
Disa punonjës i kanë kërkuar Amazon ta ndryshojë këtë për shkak të koronavirusit.
