Delvina i është shtuar sot qyteteve të prekura nga koronavirusi, ku është shënuar dhe rasti i parë.
Bëhet fjalë për një 64-vjeçar i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19. ISHP po vijon hetimin epidemioligjik të rastit, dhe mësohet se ai jetone në një familje me katër anëtarë.
Kryetarja e bashkisë së Delvinës Majlinda Qilimi përmes një postimi në rrjetet sociale i bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për të shmangur përhapjen e virusit.
POSTIMI I PLOTE
Të nderuar bashkëqytetarë,
Në Delvinë është shënuar rasti i parë me Covid19.
Duke i uruar shërim të shpejtë personit të infektuar🙏🏻, dëshiroj të risjell në vëmendjen tuaj rregullat që duhet të ndjekim dhe të respektojmë për të shmangur përhapjen e virusit.
‼️#RespektoniRregullat🙏🏼
↔️Ruani distancën 1.5 metër
😷Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca
🧼Lani shpesh duart
🧴Dezinfektoni mjediset
👉🏻Për çdo shqetësim telefononi numrin e Urgjencës Kombëtare 127! Nëse keni shenja apo simptoma të ngjashme me Covid19🦠, Ju lutem qëndroni në shtëpi!
Të dashur bashkëqytetarë, dua t’ju siguroj se janë marrë të gjitha masat parandaluese dhe ështe bashkërenduar puna me të gjitha organet përkatëse për të frenuar përhapjen!
Ju lutem respektoni rregullat 🙏🏻, mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes, mundemi ta mposhtim COVID19!
