Koronavirusi në Shqipëri ka prekur dhe sportin, teksa kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka bën të ditur se kanë rezultuar tre raste pozitive.
Në një prononcim të dhënë për “Në Fokus”, në “Tema TV”, është shprehur se janë 3 raste të prekurish nga bota e futbollit në Shqipëri, emrat e të cilëve nuk pranoi t’i thotë, duke ditur se një nga ta ka qenë pjesëtari i FSHF-së, Florian Riza.
Sipas Dukës dy nga këta të infektuar e kanë kaluar virusin, ndërsa një tjetër vazhdon të përballet me këtë virus.
