Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në vendin tonë, do mbyllen te gjitha institucionet arsimore per dy jave dhe do pezullohen fluturimet me Veriun e Italise dhe “zonat e kuqe”.
Rama nga mbledhja e sotme e qeverisë tha: “Masat e sotme, gjithnjë në ndjekje të protokollit të përcaktuar janë pezullimi i fluturimeve direkte nga Veriu i Italisë dhe me të gjitha zonat e kuqe deri në datën 3 prill, mbyllja e institucioneve arsimore për 2 javë për të ndaluar përhapjen e pastaj vlerësimi më tej.