Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se është trefishuar nnumri i telefonatave në numrin 127 ku kërkojnë informacione mbi koronavirusin.
Ai tha se do të ketë shtim të numrit ashtu siç ka ndodhur dhe në vende të tjera, po kërkoi bashkëpunimin e secilit duke ndjekur të gjitha këshillat.
“Janë disa gjëra që shumicën i njohim po kemi dhe të panjohurën e këtij virusi që po merremi duke marrë studimet që kanë bërë kolegët tanë gjithë andej. Ajo që dua t’u them njerëzve është trefishuar numri i thirrjeve me të drejtë për të pasur informacione. Dimë që nga studimet 80% e njerëzve që infektohen nuk shfaqen simptoma. Ajo pjesë që shfaqin simptoma kurohet në shtëpi. Duhet të izolojmë lëvizjet”, tha Brataj.
Për fat të mirë koronavirusi përhapet përmes spërklave dhe jo ajrit.