Amerika e Jugut duket se është kthyer në “tokën e premtuar” për futbollistët që luajnë në Kinë. Pas firmosjes s ëish-sulmuesit të Arsenalit, Mançester Sitit dhe Totenhemit Emanuel Adebajor, klubi paraguajan OIimpia po tenton të bindë dhe ish-futbollistin e Mançester Sitit dhe Barcelonës Jaja Ture për të firmosur me skuadrën e njohur të futbollit amerikano-latin.
Vetë agjenti i Turesë deklaroi se klienti i tij është i gatshëm të transferohet te Olimpia duke përmendur si njërin prej faktorëve dhe përhapjen e koronavirusit në Kinë, i cili ka shkaktuar vdekjen e mbi 1 mijë vetave.
“Jaja është i gatshëm të vijë në Amerikën e Jugut. Ai ëshë shumë mik me Adebajorin. Por, Jaja mund të përfundojë në Brazil pasi ka financa dhe ekonomi më të fortë. Koronavirusi po frikëson shumë futbollistë që luajnë në Kinë”, u shpreh menaxheri i mesfushorit shtatlartë nga Bregu i Fildishtë.
Jaja Ture luan aktualisht me Hingdaon në kampionatin kinez. Vendi ndodhet në gjendje emergjence për shkak të përhapjes së virusit vdekjeprurës koronavirus, i cili ka detyruar shumë futbollistë të kërkojnë të largohen nga ky vend.