Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Koronavirusi/ UKT mbyll sportelet, shërbimet do të kryen në vetëm në zyrat qendrore

14:37 / March 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjitha pikat e UKT-së dhe arkat do të jenë të mbyllura deri në një njoftim.

Ky vendim është marrë pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë. Ndërkohë nga ky institucion theksohet se shërbimi do të merret vetëm në Zyrat Qendrore.

Njoftimi:

Ujësjellës Kanalizime Tiranë, njofton të gjithë abonentët se duke filluar nga dita e sotme, datë 12.03.2020, do të mund të marrin shërbim vetëm në Zyrat Qendrore dhe Njësitë UKT. Për të shmangur çdo grumbullim apo kontakt që mund të ekspozojë qytetarët dhe punonjësit me virusin e ri, COVID-19 (Coronavirus) njoftojmë se Pikat UKT dhe arkat do të jenë të mbyllura deri në një njoftim të dytë. Për kryerjen e pagesave të faturave të ujit qytetarët mund të përdorin këto kanale alternative: Aplikacionet Bankare e-Banking Easy Pay Western Union, AK Invest si dhe në Zyra Qendrore të UKT-së ku do të sigurohet shmangia e radhëve dhe respektimi i distancës së lejuar nga autoritetet për në këtë situatë.

NJOFTOJMË të gjithë qytetarët që për defekte apo probleme të tjera që lidhen me Ujësjellës Kanalizime Tiranë mund të marrin në çdo kohë në numrin tonë të gjelbër 0800 44 88, i cili do të jetë aktiv 24 orë, si dhe në platformat tona online: facebook- Ujësjellës Kanalizime Tiranë, [email protected] [email protected] Duke ju falenderuar për mirëkuptimin në përballimin së bashku të kësaj situate. UJËSJELLËS KANALIZIME TIRANË.

Është rënduar bilanci me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.