Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Koronavirusi zbuti politikën, Çipa: Në emër të përgjegjësisë janë ulur shpatat e konfliktit

23:48 / March 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cipa a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koronavirusi ka ndryshuar jo vetëm ekonominë, por edhe politikën, sidomos atë shqiptare. Gazetari Aleksandër Cipa tha për emisionin “Arena” me Dritan Hilën në RTV Ora se opozita dhe qeveria kanë reflektuar, një kulturë që sic tha Cipa na ka munguar prej kohësh.

Cipa u shpreh se janë ulur shpatat konfliktit verbal, sidomos ato mes presidentit dhe qeverisë. Para tre javësh tha ai nuk mund të mendohej që Rama apo Ruci të uleshin në një tryezë më Presidentin.

Aleksandër Cipa: Palët politike kanë një përgjegjësi e cila është dëshmuar kohët e fundit. Unë mendoj që dhe opozita, madje opozita ka arritur një kuotë të konstruktivizmit dhe përgjegjësisë komunikuese në raport qytetarët e vendit. Nëse e keni vënë re në këtë konstruktivizëm ka reflektuar edhe qeveria e kryeministrit Rama. Në jo pak herë propozimet publike dhe zyrtarë të opozitës janë reflektuar në vendimmarrjen e ekzekutivit shqiptar. Kjo është një kulturë  që ne na mungonte prej kohësh. Aq më tepër thirrja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar prej Presidentit, prezenca e gjithë lidershipit në këtë mbledhje mendoj që është maturitet dhe akt i kulturës institucionale të munguar në jetën politike dhe jetën e vendit.

Janë ulur shpatat e konfliktit verbal e asaj gjuhe agresive që karakterizon në ligjërimin publik dhe politikë palët dhe aktorët tanë. Jemi në një moment kur është harruar ajo axhendë që ishte në skenë politike para dy javësh, kur Presidenti ishte njeriu më i anatemuar prej shumicës qeverisëse dhe as mund të mendohej që para dy  apo tre javësh se mund të komunikonte dhe të ulej në një tryezë kryeministri apo kryetari i parlamentit me Presidentin. Pra e tillë ishte politika e para tre javëve. Ndërsa sot ne emër të ndërgjegjes dhe përgjegjësisë kombëtare dhe institucionale ata janë kthyer jo vetëm në komunikim, por janë komplementar në dialogun dhe sugjerimet që bëjnë me njëri tjetrin.

Pasojat që vijnë prej kësaj pandemie mbi të ardhmen dhe të nesërmen e shoqërisë globale do të jenë të mëdha. Unë mendoj se do të ndryshojë ekonominë globale dhe për rrjedhojë edhe ekonominë shqiptare. Do të ndryshojë marrëdhënien e sistemit shoqëror me tregun e punës.

aleksander cipa koronavirusi shpatat ulur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.