Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Korrespondenca politike e Vjenës (1881) : “Abdyl Frashëri u arrestua në hyrje të Durrësit, si shkoi deri aty dhe çfarë i gjetën me vete?”

10:15 / May 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
abdyl frasheri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Aurenc Bebja, Francë – “Le Temps” ka botuar, të premten e 27 majit 1881, në faqen n°2, shkrimin e Korrespondencës politike të Vjenës në lidhje asokohe me arrestimin asokohe e Abdyl Frashërit në hyrje të Durrësit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

image 3

Turqi

Tani që është nënshkruar marrëveshja për kufirin grek, z. Goschen do të lërë postin e tij Lordit Dufferin. Një shkresë nga Kostandinopoja njofton pikërisht sot largimin e tij.

Lajmërohet nga Kostandinopoja, më 24 maj, se ka filluar marrja në pyetje e Midhat Pashës (Ish-kryeministrit të perandorisë osmane dhe guvernatorit të Sirisë në atë moment).

Dervish Pasha (komandant në ushtrinë osmane) arrestoi me sukses një numër të caktuar udhëheqësish shqiptarë (ndër të cilët Hodo bej Sokolin dhe Preng Bib Dodën), të cilët do të sillen para një gjykate (këshilli) lufte, ai që u burgos së fundmi quhet Abdyl-Bej, për të cilin Korrespondenca politike e Vjenës jep detajet e mëposhtme :

“Ky Abdyl Beu është i njëjti njeri që, si i dërguar jozyrtar i Portës dhe i shoqëruar nga dy zyrtarë të tjerë shqiptarë, vizitoi Evropën për t’u ekspozuar fuqive rreziqet që do të lindnin në rast të një ndërhyrje në favor të Greqisë.

Ai sapo ishte ngarkuar të paraqiste (dërgonte) edhe një herë një peticion te kabinetet evropiane duke i lutur ato që të mbështesnin çështjen e shqiptarëve pranë Portës së Lartë.

I detyruar të kapërcente territorin e pushtuar nga trupat e Dervish Pashës, me qëllim arritjen pranë një porti, ai u maskua dhe arriti në fakt pa pengesa në Durrës. Por në momentin kur ai tentoi të futej në qytet, e njohën dhe e arrestuan.

Ai u kap me disa dokumente të rëndësishme që thuhet se komprometojnë seriozisht disa figura të larta turke.”

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/korrespondenca-politike-e-vjenes-1881-abdyl-frasheri-u-arrestua-ne-hyrje-te-durresit-si-shkoi-deri-aty-dhe-cfare-i-gjeten-me-vete/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.