Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Korridori 8, shpallen fituesit për Lotin 3 dhe 4

19:01 / December 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
korridori 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa punimet për Lotin e Parë dhe të Dytë të rrugës Elbasan-Qafë Thanë po ecin me rritmë të larta, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese për fazën 3 dhe 4 të këtij aksi të rëndësishëm që është pjesë e Korridorit 8.

Për Lotin 3 të rrugës punimet do të zbatohet nga kompania 2 T që është përzgjedhur me një ofertë prej 2.11 mld Lekë, nga 2.5 mld Lekë që ishte fondi limit i vënë në dispozicion.

Ndërkohë që, për Lotin 4, fituese është shpallur kompania A.N.K me një ofertë prej 2.08 mld Lekë, teksa fondi limit edhe për këtë segment ishte 2.5 mld Lekë. Së bashku me këto procedura, ARRSH ka përmbyllur tenderët për 4 lote të këtij aksi rrugor.

Në fazë më pak të avancuar për këtë segment është pjesa nga Bushtrica deri në pikën e re doganore me Maqedoninë e Veriut që aktualisht është në fazë projektimi.

Fituesi i tenderit u shpall pak javë më parë, ndërkohë që projekti i zbatimit do të jetë gati pas më shumë se 18 muajsh. Vetëm pasi ai të jetë gati do të mund të kryhen procedurat tenderuese për ndërtimin e tij.

Paralelisht është duke u projektuar Bypassi i Elbasanit, që sipas afateve kontraktuale duhet të jetë gati në vitin 2024.

Aksi Elbasan-Qafë Thanë, do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi dhe ai do t’iu vijë në ndihmë Elbasanit dhe Korçës për zhvillimin e turizmit duke shkurtuar ndjeshëm distancën kohore të udhëtimit.

Gjithashtu ai do të afrojë edhe më shumë Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

Fituesit korridori 8 loti 3 dhe 4
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.