Kosova kalon në avantazh ndaj Çekisë. Kosova zhvillon njërën prej ndeshjeve vendimtare në kualifikimet për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’. Dardanët kanë udhëtuar në Plzen të Republikës Çeke, ku janë mysafirë të kësaj përfaqësuese në Doosan Arena.
Këto dy skuadra janë në konkurrim të drejtpërdrejtë për një vend që dërgon në fazat finale të Kampionatit të ardhshëm Evropian.
