Shoqata e Gastronomeve të Kosovës lajmëron se sot prej orës 12:00 do të zhvillojë një aktivitet simbolik, ku pronarët e restoranteve do të dalin para lokaleve të tyre duke krijuar zhurmë me tenxhere dhe me lugë.
Kujtojmë se, prej mbrëmjes së djeshme në orën 20.00 e deri të hënë në orën 05.00 i gjithë vedni do të jetë në karantinë. Kryetari i Shoqatës, Petrit Kllokoqi, i cili thekson se masat e reja të vendosura nga qeveria janë të papranueshme.
“Nuk na pëlqejnë asnjëherë masat e reja kur merren përderisa nuk jemi pjesë e grupeve punuese. Masat e reja kanë qenë shumë të palogjikshme për Shoqatën e Gastronomeve sepse në valle kemi qenë gjatë gjithë verës duke na ndaluar neve pishinat dhe duke shkuar për t’i kryer pushimet nëpër Shqipëri, apo në të gjitha vendet e rajonit edhe në këtë rast po shkojnë duke i vazhduar këto masa të cilat janë të papranueshme prej neve duke i mbyllur bizneset nëpër Kosovë dhe duke i lënë kufijtë hapur që të shkojnë në shtete të ndryshme”, ka thënë Kllokoqi
“Oj qeveri jena shterë, nuk mujna mo, merrni vesh!!! E shtunë 12.00 dil para lokalit kshu ashtu s’ki çka bon”, lexohet në njoftimin e protestës.

