Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 634 persona, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 63 prej tyre.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Shtime.
Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 614 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.002.