Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kosovë/ Hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, nga sot fillon ora policore

08:39 / August 30, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hyjnë sot në fuqi masat e reja anti-Covid në Kosovë, të cilat u vendosën për shkak të rritjeve të rasteve të infektimeve.

Ditën e djeshme në vend u shënua rekord i zi, pasi që brenda 24 orëve u shënuan 36 viktima nga COVID-19, shifër kjo e cila ishte më e larta që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020. Duke marrë shkas nga kjo shifër, qeveria bëri hapa pas duke bërë këto kufizime.

Në mesin e masave të reja është kthyer edhe ora policore për të gjithë qytetarët që fillon prej orës 22:00 deri në ora 05:00. Maska është e detyrueshme gjithandej, përveç në tri raste: Gjatë drejtimit të automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë vetëm anëtarët e ngushtë të familjes; Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike dhe; Gjatë ngrënies apo pijes.

Fillimi i vitit shkollor është shtyer deri më datën 13 shtator. Po ashtu, është ndaluar shërbimet në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

anti-Covid Kosovë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.