Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kosovë-Serbi/ Vuçiç takon Merkel në Davos: Kemi të njëjtin qëndrim për të zgjidhur ngërçin

22:24 / January 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vucic Merkel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur pas takimit të tij me kancelaren gjermane Angela Merkel se, kjo e fundit e vlerëson dhe e respekton dëshirën e Serbisë për të folur dhe për të arritur një kompromis në lidhje me Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar sot me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Pas takimit, ku tema kryesore ka qenë çështja e dialogut Kosovë-Serbi dhe teza për korrigjimin e kufijve, Vuçiç është shprehur se duhet të arrihet një kompromis midis dy vendeve për çështjet që kanë rindezur gjakrat në Ballkan.

“Kompromisi është diçka që çon në rezultate të mira dhe se njerëzit duhet të përpiqen të bëjnë kompromis, të mos i poshtërojnë dhe të shkatërrojnë kundërshtarët e tyre. Ne do ta kuptojmë këtë në Serbi. Ne biseduam më shumë për Kosovën, integrimin evropian të Serbisë…”, tha Vuçiç. Duke e cilësuar si një bisedë jo të thjeshtë, presidenti Vuçiç tha se Merkel e vlerëson dhe e respekton dëshirën e Serbisë për të folur dhe për të arritur një kompromis.

“Biseda nuk ishte e thjeshtë, vetëm se kemi një vështrim se si ta zgjidhim këtë problem në Serbi.Vendet që e kanë njohur Kosovën kanë një qëndrim paksa të ndryshëm. Merkel, mendoj, vlerëson dhe respekton dëshirën tonë për të folur dhe për të arritur një kompromis”, u shpreh Vuçiç.

merkel Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iranit

12:25 / June 5, 2026

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.