Pas një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe disa grabitësve, të cilët kanë tentuar të vjedhin një bankë në Istog të Kosovë, dy persona kanë mbetur të vdekur.
Mediat në Kosovë raportojnë se njëri nga viktimat është një polic dhe tjetri grabitësi. Polici i vrarë është shtetasi me inicialet I.D nga Istogu, ndërsa grabitësi që mbeti viktimë është shtetasi me inicialet K.M.
Grabitësi ishte nje person me precedent penal, pasi ai sapo kishte mbaruar së vuajturi një dënin prej 17 vitesh në Gjermani.
“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një vrasje në Istog, ku pas një përleshje me armë zjarri, dy persona kanë vdekur, njëri nga ta është një pjesëtar i Policisë së Kosovës”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj. Ndërkohë policia e Kosovës bënë me dije se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, V.D/ Tirananews/