Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kostandin Xhuvanit i shtohen 4 vjet burg. Vrasja e katërfishtë në Tiranë i nxjerr zbuluar konfliktin me armë në mes të Gjirokastrës

17:35 / December 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Konstandin Xhuvani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 4 vite burgim Kostandin Xhuvanin për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve” dhe me 18 muaj burgim ish-infermierin e spitalit Psikiatrik në Elbasan Kujtim Budani, i akuzuar për “Falsifikim të dokumenteve”. Vendimi për dënimin e djalit të ish-deputetes së PS Luiza Xhuvani është marrë disa ditë më parë nga tre gjyqtarë të Gjirokastrës, të cilët pasi analizuan provat e dërguara në gjyq nga prokurori Julian Çafka, deklaruan fajtor dhe dënuan Xhuvanin dhe Budanin. Tashmë dy personat e dënuar Budani dhe Xhuvani i janë drejtuar gjykatës së Apelit Gjirokastër, ku kërkojnë prej saj të shpallen të pafajshëm.

Kujtojmë që veç dënimit me 4 vite burg të marrë në Gjirokastër, Kostandin Xhuvani është dënuar me 35 vite burgim për vrasjen e katër personave Edison Jahon, Enea Xhajn, Arbër Demirajn dhe italianin Gianpaolo Azzola, më 4 nëntor 2014. Ishte pikërisht kjo vrasje e katërfishtë që riktheu në skenë historinë e armës në Gjirokastër në prill 2014, për të cilën akuzohej Xhuvani. Kjo dosje penale është hapur dhe mbyllur disa herë nga prokuroria, por këtë herë pas disa verifikimeve të imtësishme, prokuroria arriti të zbulojë të gjithë kronologjinë e këtij krimi të ndodhur në Gjirokastër.

Kryerja e ekspertizës balistike të armës që përdori Xhuvani në masakrën e katërfishtë në Tiranë me tre gëzhojat e sekuestruara në ngjarjen e Gjirokastrës, rezultoi se ishte e njëjtë me armën që u përdor në ngjarjen e 25 prillit 2014 në Gjirokastër, ku ndodhi një konflikt me armë, pa të lënduar. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç kërcënon se do të lërë Kosovën pa ujë: Po shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

17:55 / August 9, 2026

Dibër/ Zjarrfikësit heronj, dy ditë luftë me flakët

17:37 / August 9, 2026

Afrona Dika jep lajmin e shtatzënisë, vite pas ndarjes së bujshme nga Blero

17:22 / August 9, 2026

Nuk është parë në publik që nga marsi, Irani paralajmëron pamje të liderit suprem

16:59 / August 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.