Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kosto e jetesës/ Kush janë kryeqytetet me të shtrenjta në rajon ?

00:00 / July 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Beogradi në Serbi dhe Tirana në Shqipëri janë dy kryeqytetet më të shtrenjta në rajon, sipas indeksit të Numbeo, database më e madhe e kostove të jetesës.

Beogradi ka një indeks prej 38.8 % dhe Tirana 38.37%. Ky indeks mat koston e jetesës në raport me qytetin e Nju Jorkut, që e ka këtë tregues 100%.

Më e lira në rajon është Prishtina e Kosovës, me indeksin në vlerën 26.3% e kostos së jetesës në New York, e ndjekur nga Shkupi, në Maqedoninë e Veriut (32.94%), Podgorica në Mal të Zi (34.52%), Sarajeva në Bosnjë Hercegovinë (35.34).

Indeksi i kostos së jetesës (pa qiranë) është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë produktet ushqimore, restorantet, transportin dhe shërbimet komunale. Indeksi i kostos së jetesës nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose hipoteka. Nëse një qytet ka një Indeks të Kostos së Jetesës prej 120, kjo do të thotë se Numbeo ka vlerësuar se ai është 20% më i shtrenjtë se New Yorku (duke përjashtuar qiranë).

Numbeo mat dhe indeksin e qirasë, një vlerësim i çmimeve të apartamenteve me qira në qytet në krahasim me qytetin e New Yorkut. Për Tiranën, ky indeks është 10.8%, për Beogradin 13.73%, për Shkupin 7%, për Podgoricën 9.24%, për Prishtinën 8.32% dhe për Sarajevën 7.46%.

Në indeksin e restoranteve, që sërish është një krahasim i çmimeve të vakteve dhe pijeve në restorante dhe bare në krahasim me New York-un, më i liri është Prishtina, me 19.6% të mesatares, të ndjekur nga Sarajeva (23.6%), Podgorica (25%), Tirana (28.9%). Më i shtrenjti është Beogradi, ku një vakt në restorant kushton mesatarisht sa 35% në New York.

Të blesh në supermarkete është më shtrenjtë ne Tiranë dhe Podgoricë, me 31% të mesatares së New York-ut. Më pas renditet Sarajeva me 30.4%. Më lirë është në Prishtinë (23.5%) dhe në Podgoricë (25%).

Qytetet më të shtrenjtë në botë ndodhen në Zvicër, si Basel, ku kosto e jetesës është sa 120% e mesatares së New York-ut, Zyrihu (118%). Koston më të ulët të jetesës në raport me New York-un e kanë qytete në Indi, Pakistan, Sri Lanka, Kolumbi etj (15-20%).

Vala globale e rritjes së çmimeve ka shtuar kostot e jetesës kudo në botë. Ky shtrenjtim, që në pjesën më të madhe nuk po shoqërohet me rritje të të ardhurave pritet që të rrisë varfërinë kudo në botë.

kosto jetese kryeqytete tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.