Është shtyrë në KPA seanca ndaj ish-drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela.
Prela ndodhet në KPA pasi komisionieri publik kërkoi shkarkimin e saj, pavarësisht se kaloi me sukses provën e parë të vettingut.
Seanca e parashikuar për ditën e sotme u shty me kërkesë të prokurores Prela, e cila paraqiti një raport dy javor, ndërsa shprehej se e kishte të pamundur të paraqitej në këtë seancë për arsye shëndetësore.Pas kërkesës së prokurores Prela, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës më 5 shtator ora 15:00.
Ndërkohë Rezarta Shuls do të zëvendësoje Luan Dacin si pjesë e trupit gjykuesi pasi ndaj këtij të fundit KPA vendosi pezullimin e tij nga detyra.
