Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.
Pavarësisht se u fol për probleme me pasurinë, e më pas u përfol për emrin e saj në përgjimin e dosjes “Avdylaj”, KPK dha sot vendimin e saj.
Vlerësimi për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaron se Donika Prela ka probleme me deklaratën e pasurisë. Bazuar në raportin e ILDKPKI, Donika Prela ka një mosdeklarim të huamarrjes në shumën e 1 milion lekëve, e cila është vlera e blerjes së një toke arë, e cila është e dyshimtë, pasi zona është në zhvillim.
“Çmimi i tokës është 350 mijë lekë. Kemi bërë verifikimin e deklarimeve të zonjës Prela. Ka të ardhura nga paga si prokurore. Të ardhurat e burrit si inxhinier ndërtimi në kompani private e institucionet shtetërore. Ka probleme dhe në të ardhurat e bashkëshortit në vitet 2003 dhe 2005 nuk ka pasur kontratë punë. Pagat janë paguar në cash, por nuk janë paguar sigurimet. Ka punuar tek kompania Bruci shpk si inxhinier por pa kontratë.
Të ardhurat e bashkëshortit janë si inxhinier në kompani private nderimi si dhe në disa institucione shtetërore. Për vitet 2003-2005 bashkëshorti nuk ka pasur një kontratë punë. Pagesa është bërë cash, po për to nuk janë paguar sigurime shoqërore dhe tatime. Për vitin 2006 ekziston një kontratë. Paga është paguar cash, për vitin 2007 pjesërisht përmes bankës. Pagat 2006-07-08 rezultojnë pjesërisht të paguara në tatime dhe ISSH. Paga për vitin 2010-11 janë paguar cash.
Nuk janë paguar tatime dhe kontribute shoqërore. I kemi kaluar znj. Prela barrën e provës përse nuk ka pasur kontratë ligjshmërinë e pagave 2003-2011. Pse nuk janë paguar tatimet dhe sigurimet shoqërore. Është pyetur për borxhin me R.N. prej 25.000 mijë euro. Vangjel Prela thotë se borxhin e ka marrë një kushëriri i tij dhe ai e ka ndjekur për kthimin e interesat. E ka kryer për kushëririn e tij A.P. që nuk jetonte në Shqipëri”.
