Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

KQZ: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhje

16:22 / January 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosovaaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën listën përfundimtare të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës, dhe ka bërë të ditur se 2 milionë 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 104 mijë e 924 votues. Përgjatë mbledhjes së KQZ-së është marrë vendim është për rritjen e numrit maksimal të votuesve në një vendvotim: 999 votues në vendvotimet në zonat rurale, dhe 950 në zonat urbane.Ky vendim është marrë për organizim më të lehtë të procesit zgjedhor.

Në takim është bërë e ditur se në Tiranë të Shqipërisë dhe në Podgoricë të Malit të Zi nuk do të organizohet votim nëpër përfaqësi diplomatike, pasi janë regjistruar më pak se 50 votues. Personat me të drejtë vote që janë regjistruar për të votuar në këto përfaqësi, do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre përmes postës.

Këtë herë, KQZ-ja u ka mundësuar shtetasve të Kosovës, që jetojnë jashtë vendit, të votojnë edhe nëpër ambasada dhe konsullata të Kosovës në 22 vende të botës. Sipas vendimit të fundit të KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet në 17 ambasada dhe 15 konsullata në 19 shtete të ndryshme të botës. Në total, në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojnë 27 parti politike.

Prej tyre, 19 janë parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përbëjnë procesin e parë të rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008. Deri më tani janë mbajtur një mori zgjedhjesh të parakohshme./ REL

Kosovo zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.