Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

KQZ ndryshon vendodhjet e KZAZ-ve, reagon PD: Injorancë, qendrat shëndetësore kthehen në ambiente elektorale

19:04 / June 22, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tritan Shehu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu shkruan se Qendra Kombëtare e Transfuzioneve të Gjakut është kthyer në një qendër votimi. Sipas pretendimeve të Tritan Shehut në vend që të ballafaqohet problemi i dhurimit të gjakut, vihet në dispozicion si qendër votimi.

Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyruar të aplikojë një strategji të re pas sulmeve të KZAZ-ve në bashkitë e djathta, duke zhvendosur KZAZ-të në prona private, ka ardhur edhe një reagim nga PD, duke thënë se ky është një skandal.

Me anë të ish- deputeti i PD Tritan Sheu, PD ngre shqetësimin duke thënë se Qendra Kombëtare e Transfuzioneve të Gjakut është kthyer në një qendër votimi. Sipas pretendimeve të Tritan Shehut në vend që të ballafaqohet problemi i dhurimit të gjakut, vihet në dispozicion si qendër votimi.

Më pas Shehu akuzon edhe ministrinë e Shëndetësisë duke thënë se kjo procedurë është në mospërputhje që mund të krijojë rreziqe.

Kujtojmë se KQZ u detyrua të kalonte qendrat e KZAZ-ve në prona private pas dhunës së ushtruar nga militantë të PD-së në bashkitë e djathta. Pas përplasjeve që ndodhën në KZAZ-të në pronësi të Bashkive, KQZ ka marrë për t’i transferuar ato në ambiente private. Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendron i Zgjedhjeve miratoi me 4 vota”pro” dhe vetëm kryetari Zguri “kundër” kalimin e KZAZ-së nr.11 në Kukës nga palestra e shkollës në një hotel.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

Skandalet “elektoralo-shendetesore” nuk kane fund!

Qendra Kombetare e Trasfuzioneve te Gjakut ka arritur per here te pare nje sukses te madh:

Eshte kthyer edhe ne Qender Votimi!!

Ne vend qe te ballafaqohet me problemet e dhurimi te vertete vullnetar te gjakut, me mungesat e medha per gjak, nenprodukte te tij, numrin e tyre shume te vogel ne qarkullim, me gjendjen e rende te strukturave ne periferi etj, ajo per here te pare ve ne dispozicion nje pjese te ambjenteve te saj per Qender Votimi.

Dhe sot, sic shkrova ne mengjez ka dale vendimi i KQZ per te perdorur Qendrat Shendetesore si ambjente elektorale.

A e di Ministria e Shendetesise si pronare e pergjegjese se ketu ka nje mos perputhje te madhe funksionale, qe jo vetem demton funksionet shendetesore, denigron sistemin, por dhe mund te krijoje rreziqe te medha.

A dine se ka Konventa Nderkombetare ku aderon dhe Shqiperia, qe ndalojne perdorimin e objekteve shendetesore per te tilla qellime?

Nje “hall” i madh, por dhe injorance po e detyron KQZ e urdheruesit e tij, keshtu ndodh kur shkel Kushtetuten, ligjet e demokracine; nuk dihet ku perfundon!

KQZ tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gazetari Ferhati zbulon deklaratat në GJKKO: Vlora Hyseni mohon Agasin

21:40 / September 24, 2026

“Territorialja”/ Këshilli Bashkiak Elbasan jep “Ok” bashkimit me Cërrikun dhe Belshin

20:40 / September 24, 2026

Kryeministri Edi Rama nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

20:20 / September 24, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.