Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Krahasoi Covidin me gripin, “Facebook” i fshin postimin Donald Trump-it

10:20 / October 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
postim 640x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Facebook” ka fshirë një tjetër postim të presidentit amerikan Donald Trump. Në këtë postim, Trump pretendonte se Covid-19 ishte “më pak vdekjeprurës” se gripi. Presidenti amerikan aktualisht ndodhet në Shtëpinë e Bardhë pas tre ditësh trajtimi që kaloi në spital pasi ishte testuar pozitiv për virusin. Trump shkroi se SHBA-të ishin “mësuar të jetonin me sezonin e gripit, ashtu si po mësojmë të jetojmë tani me Covidin, në shumicën e popullatave shumë më pak vdekjeprurëse!!!”

Twitter e fshehu të njëjtin mesazh me paralajmërimin se “përhap informacion të rremë dhe potencialisht të dëmshëm”. Përdoruesit duhet të klikojnë paralajmërimin e “Twitter”-it për të lexuar postimin. Por këtu postimi të paktën mbetet, ndryshe nga Facebook.

“Ne heqim informacione të pasakta në lidhje me ashpërsinë e Covid-19 dhe tani e kemi hequr këtë postim”- tha Andy Stone, menaxher i komunikimit të politikave në Facebook.
Ende nuk dihet një normë e saktë e vdekshmërisë për Covid-19, por sipas Universitetit Johns Hopkins mendohet të jetë dukshëm më e lartë sesa shumica e llojeve të gripit.
Pasi i fshinë postimin, Trump ka reaguar duke shkruar: “SHPEJT SEKSIONI 230 !!!”

Ai i referohet këtu një ligji që thotë se rrjetet sociale nuk janë përgjegjëse për përmbajtjen e postuar nga përdoruesit e tyre. Por kjo i lejon të bllokojnë një përmbajtje që ata e gjykojnë të jetë fyese, ngacmim ose të dhunshme. Nëse ligji do të shfuqizohej, kompanitë e mediave sociale do të përballeshin duke u paditur për redaktimet dhe ndryshimet e përmbajtjes së përdoruesve që ata bëjnë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaos në bankat amerikane, mijëra klientë pa akses në llogari, probleme me pagesat dhe tërheqjen e parave

12:18 / November 17, 2026

Kryeministri britanik Burnham: Brexit nuk ka funksionuar, Britania synon marrëveshje të re me BE-në

12:08 / November 17, 2026

“Përgjigje ndaj goditjeve ruse mbi infrastrukturën ukrainase”, Zelensky reagon pas sulmit ndaj urës së Krimesë

11:47 / November 17, 2026

Serbia konstituon sot Kuvendin e ri, zgjedhja e kryetarit përcakton edhe ushtruesin e detyrës së presidentit

10:20 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.