Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Krahasoi Ramën me Putinin, deputeti i PS- Shabanit: Do ishe në burg po të ishin njësoj

18:44 / April 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
D9312594 7D9D 442B B11E 57DE7A2394BB
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i nismës ‘Thurje’ Endrit Shabani ishte i ftuar këtë  të hënë në Euronews Albania, ku  u shpreh se mënyra sesi është administratuar Shqipëria prej 10  vitesh nga kryeministri Rama ngjason me mënyrën se si Vladimir Putini ka udhëhequr Rusinë.

Ky koment nuk u prit mirë nga deputeti socialist, Arben Pëllumbi i cili i tha Shabanit se nëse çfarë ai tha do të ishte e vërtetë, ai do të ishte në burg tashmë. Sipas Pëllumbit, nuk ka ngjashmëri të Ramës me Putinin sa kohë që opozita në Shqipëri është e lirë të dalë e të flasë në çdo media.

Pjesë nga debati:

Endrit Shabani: Po ta shikosh Shqipërinë që drejton Edi Rama prej 10 vitesh dhe Rusinë e Putinit, do shohësh që Shqipëria sot në drejtimin e Edi Ramës, i ngjan më  shumë administrimit që i  bën Putini se ç’bën një vend demokratik si Franca, Italia,  SHBA. pra duhet parë në kontekst e gjitha kjo. Këtu hajduti thërret kapni hajdutin. këta janë në një nivel. është shumë interesante ironia që këta i marrin lekët  Rusisë për të dalë në foto  me presidentin Amerikan dhe t’i thonë popullit jemi pro perëndimor.

Arben Pëllumbi: Zoti Shabani më vjen keq për logjikën që përdorët, por po të ishte Rama si Putini ti do ishe në burg tani, siç ndodh në Rusi.

Endrit Shabani: Pra po më kërcënoni dhe me burg tani!

Arben Pëllumbi: Për sa kohë e gjithë opozita del në çdolloj media, e flet si të dojë, unë nuk e shikojë këtë ngjashmërinë e fortë që thoni ju.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi tragjik në Elbasan, drejtori i zjarrfikëses: dy viktimat humbën jetën nga shpërthimi, jo nga zjarri

11:15 / November 5, 2026

De Sousa i dorëzon Begajt progres-raportin e KE/ Presidenti: Shqipëria e përkushtuar për anëtarësim në 2030

11:10 / November 5, 2026

Hakerat sulmojnë bankën franceze, ‘zhduken’ 100 milionë dollarë

10:43 / November 5, 2026

Alarm për bombë në fluturimin Dublin-Romë, avioni bën ulje emergjente në një bazë ushtarake në Francë

10:40 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.