Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kreu i ARRSH-së zbulon kur përfundon rruga Qukës-Qafë Plloçë

10:32 / September 16, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Qukes Qafe Plloce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas sigurimit të financimit nga partnerët ndërkombëtarë dhe qeveria shqiptare me këmbenguljen e Mnistrisë së Infastrukturës dhe Energjise, në sezonin e verës kanë filluar punimet me ritme të larta në të tria lotet e rrugës nacionale Qukës-Qafë Plloçë.

Kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, ka dhënë detaje mbi ecurinë e punimeve të aksit Qukës-Qafë Plloçë si pjesë e Korridorit VIII Pan Eruopian.

Berberi është shprehur se ky projekt ka hasur shumë problematika të financimit për shkak të të projektimit jo të saktë në vitin 2009, ku nuk ishin parashikuar vështirësitë gjeologjike.

Kreu i ARRSH-së, ka përshkruar detajet e këtij aksi, duke bërë me dije se gjatësia totale është rreth 43.3 km, i ndarë në 3 lote prej të cilëve 2 janë mundësuar përmes financimit të Bankës Islamike për Zhvillim për Lotet 1 dhe 2 (km 2.9–km 33.8), dhe Fondit Saudit për Zhvillim për Lotin 3 (km 33.8 – km 40.5) dhe Qeverisë Shqiptare për Lotin 0 (km 0.0 – km 2.9).

Falë këtij aksi shumë shpejt Korça dhe Tirana do të kenë një lidhje edhe më të shkutër pas përfundimit të tunelit Tiranë-Elbasan dhe fillimit të investimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë.

Gjatë intervistës për Revistën Monitor, Berberi thotë se ky projekt lehtëson trafikun, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, si dhe shkurton kohën për transportin e mallrave nga Porti i Durrësit për në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Ai zbulon se realizimi fizik i ndarë në seksione ka arritur në seksionin 1 (km 2.9 – km 18): 78%, seksionin 2 (km 18 – km 33.8): 76%, seksionin 3 janë realizuar: 37%.

Gjithashtu thekson se punimet në seksionin 1 dhe 2 pritet të përfundojnë në 31 Dhjetor vitin 2024 dhe punimet në skesionin 3 parashikohen të përfundojnë në 31 Korrik të vitit 2025.

“Projekti Qukës – Qafë-Plloçë është pjesë e Korridorit VIII Pan-Europian. Ky është një projekt që ka ndeshur në problematikën e financimit për shkak të projektimit jo të saktë në vitin 2009, ku nuk ishin parashikuar të gjitha problematikat dhe vështirësitë gjeologjike.

Gjatësia totale është rreth 43.3 km, i ndarë në 3 lote prej të cilëve 2 janë mundësuar përmes financimit të Bankës Islamike për Zhvillim për Lotet 1 dhe 2 (km 2.9–km 33.8), dhe Fondit Saudit për Zhvillim për Lotin 3 (km 33.8 – km 40.5) dhe Qeverisë Shqiptare për Lotin 0 (km 0.0 – km 2.9).

Ky projekt përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit VIII nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e Juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me qytetin e Korçës, pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe më tej.

Po ashtu, rruga lehtëson trafikun, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, si dhe shkurton kohën për transportin e mallrave nga Porti i Durrësit për në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Me lidhjen e kontratave të reja, puna ka avancuar me ritme të shpejta, ndërkohë që seksione të veçanta nën trafikun lokal do të jenë të shfrytëzueshme edhe më parë. Tashmë realizimi fizik i ndarë në seksione ka arritur në:

Seksioni 1 (km 2.9 – km 18): 78%

Seksioni 2 (km 18 – km 33.8): 76%

Seksioni 3 janë realizuar: 37%.

Punimet në Seksion 1 dhe 2 vlerësohet të përfundojnë brenda 31 Dhjetor 2024.

Punimet në Seksion 3 janë parashikuar të përfundojnë deri më 31 Korrik 2025.”, ka bërë me dije kreu i ARRSH-së, Evis Berberi.

ARRSH-së Evis Berberi Qukës-Qafë Plloçë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.